Bota

Kreu i LVV-së Kurti prezanton planin për pandeminë: Do të vaksinojmë 60% të popullsisë

3 Shkurt 2021, 07:46 Nga DOSJA
Kreu i LVV-së Kurti prezanton planin për pandeminë: Do të

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar planin e tij për pandeminë. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se ka në plan të vaksinojë 60% të popullsisë, ku dhe ka shtuar se do të nis bisedimet me vendet e rajonit përfshirë dhe Shqipërinë për përballimin e pandemisë.

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjithashtu, ka shtuar se do të punojë që ekonomia të dalë nga kriza e ekonomisë.

“Një ekonomi që ka më shumë prodhim e eksport, më shumë punëtorë e më shumë të drejta të punëtorëve. Pa monopole e me ndërmarrje publike që operojnë suksesshëm. Ndërmarrësve tanë do t’u ofrojmë qasje të lehtë në financa për rritjen e prodhimit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Avdullah Hoti prezanton planin e tij qeverisës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 07:18

KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...

Bota 2 Shkurt 2021, 21:52

VV: Kurti do t’i prijë listës së deputetëve

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e de...