Bota

Protesta për dënimin e kreut të opozitës ruse Navalny, deri më tani 1 mijë persona janë arrestuar

3 Shkurt 2021, 07:56 Nga DOSJA
Protesta për dënimin e kreut të opozitës ruse Navalny, deri

RUSI-Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar ditën e djeshme me dy vjet e tetë muaj burg. Vendimi për dënimin e tij ka sjell protesta të shumta në vend. Ndërkohë sipas mediave të huaja, deri më tani janë arrestuar më shumë se 1,000 protestues.

Videot të shpërndara në  mediat sociale treguan se policia me forca të blinduara ka goditur me shkopinj protestuesit dhe disa i ka arrestuar. Vendimi i gjykatës e bën Navalny të burgosurin më të shquar politik në Rusi dhe mund të jetë vendimi më i rëndësishëm kundër një armiku të Putinit që nga burgimi i 2005 i biznesmenit Mikhail Khodorkovsky.

Navalny u arrestua në 17 Janar ndërsa kthehej nga Gjermania, ku po shërohej nga një helmim në tentativë me një agjent nervor.  44-vjeçari anti-korrupsion akuzohet për shkeljen e kushteve të provës për një dënim të pastrimit të parave të vitit 2014 që ai thotë se ishte një trillim i motivuar politikisht.  Alexei Navalny u burgos ditën e djeshme me 3 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Moskës. Nga këto 3 vite e 6 muaj, Navanl do të bëjë vetëm 2 vite e 6 muaj, pasi 1 vit ka qëndruar në arrest shtëpie.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalnay navalny burgoset rusi alexei navalnay navalny burgoset rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 07:18

KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...

Bota 2 Shkurt 2021, 21:52

VV: Kurti do t’i prijë listës së deputetëve

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e de...