Bota

Merret vendimi! Navalny burgoset me 2 vite e 6 muaj burg, vendet evropiane kërkojnë lirimin e tij, dedikimi për të shoqen: M

2 Shkurt 2021, 17:00 Nga DOSJA
Merret vendimi! Navalny burgoset me 2 vite e 6 muaj burg, vendet evropiane

RUSI- Kritiku i Kremlinit Alexei Navanly është dënuar ditën e sotme me 3 vite e 6 muaj burg. The Moscow Times shkruan se gjykata pas këtij vendimi që nxorri tha se Navalny do të vuaj vetëm 2 vite e 6 muaj në burg pasi 1 vit ka qendruar në arrest shtëpie. Navanly pas vendimit ka marrë dhe qetësuar të shoqen, Yulia duke i thënë se çdo gjë do të bëhet mirë.

Ky vendim i Gjykatës së Moskës ka nxehur gjakërat në Rusi duke bërë që ekipi i Navalny të thërrasin të gjithë popullin në protestë për të kundërshtuar vendimin. Avokatët e  Navalny kanë thënë se këtë vendim do ta apelojnë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Ndërkohë që pas vendimit kanë reaguar edhe vendet perëndimore, të cilat kanë kërkuar lirimin e Navalny.

Navalny u arrestua në 17 Janar ndërsa kthehej nga Gjermania, ku po shërohej nga një helmim në tentativë me një agjent nervor të shkallës ushtarake. Ekziston një konsensus ndërkombëtar se forcat ruse të sigurisë ishin pas helmimit, megjithëse Kremlini mohon me forcë akuzat.

44-vjeçari anti-korrupsion akuzohet për shkeljen e kushteve të provës për një dënim të pastrimit të parave të vitit 2014 që ai thotë se ishte një trillim i motivuar politikisht. Shërbimet penitenciare i kërkuan Gjykatës së Rrethit Simonovsky të azhornojë dënimin e tij me kusht prej tre vjet e gjysmë në një dënim me burg.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny navanly burgoset alexei navalny navanly burgoset

Sondazh

Poll