Bota

Nuk ka të ndalur/ Një tjetër mutacion i Covid-it është shfaqur në Angli, ekspertët: Është më i rrezikshëm se të tjer

2 Shkurt 2021, 17:19 Nga DOSJA
Nuk ka të ndalur/ Një tjetër mutacion i Covid-it është

ANGLI- Një tjetër muatcion është zbuluar ditën e sotme në Angli. CNBC shkruan se ky mutacion i zbuluar vetëm në 11 raste është i rrezikshëm po aq sa mutacionet që janë shfaqur në Afrikën e Jugut dhe në Brazil, duke lënë pas të gjitha mutacionet e tjera që janë shfaqur në Angli.

Mutacioni është quajtur E484K, është zbuluar spotanisht në rreth 8 qarqe të vendit. Ekspertët thanë se personat e infektuart me të nuk kishin lidhje me njera-tjetrën.

“Mutacioni i shqetësimit më të madh, të cilin ne e quajmë E484K, ka ndodhur gjithashtu spontanisht në tendosjen e re Kent edhe në pjesë të vendit,” tha profesori Calum Semple.

“Fatkeqësisht, mungesa e kontrollit të këtyre varianteve të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëjë që kjo popullatë të bëhet një vazo shkrirjeje për variante të ndryshme SARS-COV-2 / COVID-19,” tha virologu anglez Julian Tang.

Mutacionet e Covid janë shfaqur fillimisht në Angli në dhesjor të viti të kaluar. Pas Anglisë janë shënuar raste me mutacione në të gjithë botën, ndërkohë që mutacione të tjera janë regjistruar edhe në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota calum semple julian tang muatcioni i covid calum semple julian tang muatcioni i covid

Sondazh

Poll