Bota

“Isha në koma, si mund t’iu njoftoja ku jam?”/ Navalny shpërthen para gjykatës: Putin është një hajdut i vogël  

2 Shkurt 2021, 16:25 Nga DOSJA
“Isha në koma, si mund t’iu njoftoja ku jam?”/ Navalny

RUSI- Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është paraqitur diten e sotme para gjykatës për një seancë. CNN shkruan se Navalny ka ironizuar të gjitha pretendimet se theu lirimin e tij me kusht ndërkohë që ishte në koma. Kur u pyet nga qjykatësit se përse nuk i informoi vendin ku ishte gjatë qëndrimit në koma, ai tha se nuk kishte mundësi që të fliste.

“A mund të më shpjegoni se si tjetër duhej të plotësoja kushtet e provës dhe të njoftoja se ku jam? Koma? Pse jeni ulur këtu dhe duke i thënë gjykatës që nuk e dinit se ku isha? Unë rashë në koma, atëherë isha në ICU, pastaj në rehabilitim. Unë kontaktova avokatin tim për t’ju dërguar një njoftim. Ju kishit adresën , detajet e mia të kontaktit. Çfarë tjetër mund të kisha bërë për t’ju informuar? Presidenti i vendit tonë tha drejtpërdrejt në ajër ai më la të shkoj të kurohem në Gjermani dhe ju nuk e dinit gjithashtu atë?” tha ai.

Pas këtij momenti Noavalny e ka përshkruar Putin si një hajdut, i cili nuk do që ai të shkel këmbë në Rusi.

“Putin është njeri të vogël hajdut në bunkerin e tijm i cili nuk dëshiron që unë të vendos këmbën në tokë në Rusi. Arsyeja për këtë është urrejtja dhe frika e një personi i cili është fshehur në bunker. Unë e kam ofenduar atë aq thellë nga fakti që unë kam mbijetuar,” akuzoi Navalny.

Ndërsa një prokuror i cili përpiqej që ta kundërshtonte Navalny e ndaloi atë dhe tha se nuk kishte nevojë për kundërshtimet e tij. Më tej navalny e cilësoi Putin si një helmues dhe me paranoja.

“Nuk kam nevojë për kundërshtimet e tua. Ai mund të pretendojë se është ky politikan i madh, udhëheqësi botëror, por tani ofendimi im kryesor për të është se ai do të hyjë në histori si Putini helmuesi. Ai nuk po merret me gjeopolitikë, ai mban takime se si të lyhen të brendshmet me armë kimike,” tha Navalny.

Navalny u arrestua në 17 Janar ndërsa kthehej nga Gjermania, ku po shërohej nga një helmim në tentativë me një agjent nervor të shkallës ushtarake. Ekziston një konsensus ndërkombëtar se forcat ruse të sigurisë ishin pas helmimit, megjithëse Kremlini mohon me forcë akuzat.

44-vjeçari anti-korrupsion akuzohet për shkeljen e kushteve të provës për një dënim të pastrimit të parave të vitit 2014 që ai thotë se ishte një trillim i motivuar politikisht. Shërbimet penitenciare i kërkuan Gjykatës së Rrethit Simonovsky të azhornojë dënimin e tij me kusht prej tre vjet e gjysmë në një dënim me burg.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navanly ne gjykate navalny alexei navanly ne gjykate navalny

Sondazh

Poll