Bota

Burgosja e Navalny, qeveritë perëndimore reagojnë pas vendimit: Ai duhet të lirohet menjëherë, është një goditje e hidh

2 Shkurt 2021, 18:24 Nga DOSJA
Burgosja e Navalny, qeveritë perëndimore reagojnë pas vendimit:

RUSI- Vendet perëndimore kanë reaguar pas vendimit të burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. The Moscow Times shkruan se Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab ka kërkuar që Navalny të kërkohet menjëherë

 “Vendimi i mbrapshtë i gjykatës së sotme tregon se Rusia nuk po përmbush angazhimet më themelore të pritura nga ndonjë anëtar i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

The UK calls for the immediate and unconditional release of @navalny and all of the peaceful protesters and journalists arrested over the last two weeks.https://t.co/40OokBueS0

— Dominic Raab (@DominicRaab) February 2, 2021

Për burgosjen e Navalny ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm gjerman Heikon Maas. Në një postim në Twitter ai tha se kjo është një goditje e hidhur kundër lirive të popullit në Rusi.

“Vendimi është një goditje e hidhur kundër lirive themelore dhe sundimit të ligjit në Rusi, Navalny duhet të lirohet menjëherë,” shkroi Maas.

Foreign Minister @HeikoMaas: “Today’s verdict against Alexey @Navalny is a bitter blow against fundamental freedoms & the rule of law in #Russia. Already in 2017, the #ECHR criticized criminal prosecution in this case as arbitrary. Alexey #Navalny must be released immediately.”

— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) February 2, 2021

Në lidhje me këtë vendim Komisioneri i BE-së për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatović ka thënë se autoritet ruse kanë përkeqësuar të gjithë situatën.

Me këtë vendim, autoritetet ruse jo vetëm përkeqësojnë edhe më tej shkeljet e të drejtave të njeriut … ato gjithashtu dërgojnë një sinjal që minon mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve rusë,” tha Dunja Mijatović.

Ndërsa Sekretari i Shtetit amerikan Anthony Blinken ka shkruar se është i shqetësuar për veprimet e Rusisë kundër Navalny.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga veprimet e Rusisë ndaj Aleksey Navalny. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, si dhe lirimin e të gjithë atyre që janë ndaluar padrejtësisht për ushtrimin e të drejtave të tyre,”shkroi Blinken.

The United States is deeply concerned by Russia’s actions toward Aleksey Navalny. We reiterate our call for his immediate and unconditional release as well as the release of all those wrongfully detained for exercising their rights.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 2, 2021

Alexei Navalny u burgos ditën e sotme me 3 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Moskës. Nga këto 3 vite e 6 muaj, Navanl do të bëjë vetëm 2 vite e 6 muaj, pasi 1 vit ka qëndruar në arrest shtëpie.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny dominic raab heikon mass alexei navalny dominic raab heikon mass

Sondazh

Poll