Bota

“Mos u mërzit, çdo gjë do të bëhet mirë”/ Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Alexei Navalny, dedikimi që i bëri gr

2 Shkurt 2021, 17:51 Nga DOSJA
“Mos u mërzit, çdo gjë do të bëhet

RUSI- Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është burgosur ditën e sotme me 3 vite e 6 muaj burg. “Businessinsaider” shkruan se një gjykatë Navalny do të vuaj vetëm  2 vite e gjysmë të dënimit të tij pasi një vit e ka kaluar në arrest shtëpiak.

Pasi u dha vendimi Navalny i kërkoi gruas së tij që të mos u mërziste pasi çdo gjë do të bëhej mirë.

“Mos u mërzit çdo gjë do të bëhet mirë”, i tha Navalny gruas së tij.

Ndërkohë që pas këtij vendimi ekipi i Navalny ka lajmëruar të gjithë popullin që të dalin në protestë

“Ne do të shkojmë në Sheshin Manezhnaya tani!”, shkruhet në njoftim.

Navalny u arrestua në 17 Janar ndërsa kthehej nga Gjermania, ku po shërohej nga një helmim në tentativë me një agjent nervor të shkallës ushtarake. Ekziston një konsensus ndërkombëtar se forcat ruse të sigurisë ishin pas helmimit, megjithëse Kremlini mohon me forcë akuzat.

44-vjeçari anti-korrupsion akuzohet për shkeljen e kushteve të provës për një dënim të pastrimit të parave të vitit 2014 që ai thotë se ishte një trillim i motivuar politikisht. Shërbimet penitenciare i kërkuan Gjykatës së Rrethit Simonovsky të azhornojë dënimin e tij me kusht prej tre vjet e gjysmë në një dënim me burg.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny navanly burgoset alexei navalny navanly burgoset

Sondazh

Poll