Bota

Shkaktoi incidente në Mitrovicë, Berat Pllana shkon në zyrën e kryetarit të Komunës: Dua t’i kërkojë falje Kurtit dhe

2 Shkurt 2021, 16:58 Nga DOSJA
Shkaktoi incidente në Mitrovicë, Berat Pllana shkon në zyrën

KOSOVË- Një nga personat që shkaktuan shumë incidente gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovisë, Berat Pllana ka kërkuar falje zyrtare. Ai ka shkuar ditën e sotme në zyrën e kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit për të kërkuar falje dhe që t’ia përciellin ato Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ndërkohë që me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se nuk ka qenë qëllimi i tij që të krijonte telashe dhe të nxiste tubuesit që ta prishnin fushatën elektorale të VV.

“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozën që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qellimi im të shkaktoj ndonjë telashe. Kerkova nga kryetari qe ta percjell kete kerkim-falje edhe te presidentja Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti. Dhe, gjithashtu ju kerkoj falje gjithe pjesmarrësve qe kane qene ne tubim, sepse nuk ka qene qellim i imi te prishet tubimi”, ka shkruar Pllana.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurtin, kanë vizituar dy ditë më parë Mitrovicën Veriore, ku janë përballur me një grup qytetarësh që i kanë pritur me thirrje dhe ofendime.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtit berat pllana vjosa osmanit zgjedhjet ne kosove albin kurtit berat pllana vjosa osmanit zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll