Bota

10 ditë nga zgjedhjet! Fushata elektorale në Kosovë/ Partitë takime me qytetarët, simpatizantë të PSD-së përplasen me P

2 Shkurt 2021, 10:27 Nga DOSJA
10 ditë nga zgjedhjet! Fushata elektorale në Kosovë/ Partitë

KOSOVË–Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëm 10 ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike vijojnë me fushatën elektorale nëpër qytete të vendit. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë fushatë në qytetin që historikisht e ka mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës, në Skënderaj, ku është përballuar me kritika të ashpra. Gjithashtu disa simpatizantë të partive të tjera, e kanë sulmuar me vezë.

Ndërsa nga ana tjetër, edhe partitë e tjera politike nuk po qëndrojnë “duarkryq”, pasi vijojnë me fushatën në rajone të tjera të Kosovës. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar qytetarët në fshatrat Nekovc dhe në Kleçkë më bashkëluftëtarët e tij të të kësaj zone. Po ashtu ditën e sotme përfaqësues të Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë, pasi kanë tentuar të shkruanin në Kuvend “mbishkrimin Krejt dhe drejt”. Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin. Po ashtu, është zhvilluar dhe shorti për përcaktimin e numrit që do të mbaj çdo parti politike në fletët e votimit. Pas shortit KQZ ka bërë publik edhe fletën e votimit

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll