Bota

Zyrtari i lartë i Kinës paralajmëron administratën e Biden të mos ndërhyjë në çështjet e Hong Kongut dhe Xinjiang

2 Shkurt 2021, 12:27 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë i Kinës paralajmëron administratën e Biden

KINË– Këshilltari i lartë i politikës së jashtme të Kinës ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në punët e Hong Kongut dhe Xinjiang pasi administrata e Biden dënoi politikat e Pekinit në dy rajone.

Yang Jiechi, drejtori i Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste Kineze, është udhëheqësi më i lartë kinez që flet për marrëdhëniet Kinë-SHBA që kur Presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën muajin e kaluar. Komentet e Z. Yang pasuan kritikat nga zyrtarë të lartë të administratës Biden kundër shtypjes së Kinës ndaj pakicave myslimane dhe goditjes së tij ndaj Hong Kongut.

Nën administratën e Trump, marrëdhëniet e SHBA me Kinën ranë në pikën e tyre më të ulët që nga vendosja e lidhjeve diplomatike në 1979, ndërsa të dy palët u përleshën për çështje që variojnë nga tregtia dhe teknologjia në Hong Kong, Tajvan dhe Xinjiang dhe Detin e Kinës Jugore.

Yang, gjithashtu një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, bëri thirrje që Pekini dhe Uashingtoni t’i vendosin marrëdhëniet e tyre përsëri në një rrugë ‘të parashikueshme dhe konstruktive’.

”Më shumë se një javë më parë, administrata e Biden mori zyrtarisht detyrën. Marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. tani qëndrojnë në një moment kyç dhe përballen me mundësi të reja dhe sfida të reja, ” – tha ai në një takim virtual të organizuar nga Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, një organizatë jofitimprurëse me bazë në New York.

Ndërsa siguroi Shtetet e Bashkuara se Kina nuk ka ndërmend të sfidojë ose zëvendësojë pozicionin e SHBA në botë, Z. Yang theksoi se asnjë forcë nuk mund të frenonte zhvillimin e Kinës, raporton DailyMail.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë ndërhyrjet në punët e Hong Kongut, Tibetit dhe Xinjiang, të cilat kanë rëndësi për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe të ndalojnë përpjekjet për të frenuar zhvillimin e Kinës duke u përzier në punët e brendshme të Kinës.”- vijoi ai.

Reagimi vejn pasi të Premten, këshilltari i Sigurimit Kombëtar të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura t’i imponojnë Kinës kostot për veprimet e saj kundër myslimanëve Ujgurë në Xinjiang, shtypjen e saj në Hong Kong dhe kërcënimet ndaj Tajvanit. Sullivan tha në një ngjarje në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni kishte nevojë të fliste me qartësi dhe qëndrueshmëri për çështjet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden marredheniet shba-kine yang jiechi joe biden marredheniet shba-kine yang jiechi

Sondazh

Poll