Bota

Kurti nuk do përjashtohet nga kandidimi, përfaqësuesi i VV-së për KQZ-në: Lista në votime është e plotë me 110 kandida

2 Shkurt 2021, 12:36 Nga DOSJA
Kurti nuk do përjashtohet nga kandidimi, përfaqësuesi i

KOSOVË-Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka thënë që lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë e plotë me 110 kandidatë.

Sipas mediave të Kosovës, ai ka thënë se edhe pas vendimit të Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-së) dhe Supremes për të moscertifikuar kandidatët e kësaj partie ato do të qëndrojnë në listë, pasi KQZ-ja nuk iu ka dhënë një mundësi për zëvendësimin e tyre.

“Lista e LVV’së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP’së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ. LVV’ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV’ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.

PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nuk kanë certifikuar tre kandidatë të LVV-së. Tre personave që iu është ndaluar janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqin, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, për vepra personale në tri vitet e fundit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhje e parakohshme ne kosove albin kurti zgjedhje e parakohshme ne kosove

Sondazh

Poll