Bota

Mjekët në Britaninë i kërkojnë NHS-së të shtojë simptoma të tjera identifikues për personat me Covid-19

2 Shkurt 2021, 13:41 Nga DOSJA
Mjekët në Britaninë i kërkojnë NHS-së të

BRITANIA E MADHE-Një grup prej 140 mjekësh familje në Londër, iu kanë bërë thirrje shefave të Shëndetësisë(NHS), që të zgjerojnë numrin e simptomave që mund të kenë personat e infektuar me Covid-19.

Sipas DailyMail, dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, rrjedhja e hundëve, duhet të shtohen në listën e simptomave. Mjekët kanë sqaruar se persona që kanë pasur këto shenja të lehta nuk e kanë quajtur veten si të infektuar dhe duke mos u izoluar janë bërë të rrezikshëm dhe për të tjerët.

Doktoreshë Alex Sohal, në Toëer Hamlets dhe në një klinik në Universitetin Queen Mary, ka thënë se shpesh në punën e saj, ka hasur persona që kanë pasur rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, ngjirje të zëri, dhimbje muskulore, lodhje dhe dhimbje koke që më pas kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Mjekët duhet të këshillojnë pacientët të jenë të ndërgjegjshëm për të bërë një test Covid, veçanërisht atyre që duhet të shkojnë në punë dhe punëdhënësve të tyre, që edhe ata me simptoma të lehta (jo vetëm kollë, temperaturë të lartë dhe humbje të nuhatjes ose shijes) nuk duhet të përjashtohen,”-ka thënë ajo.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,835,783 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 106,564 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe covid-19 ne britanine e madhe britania e madhe covid-19 ne britanine e madhe

Sondazh

Poll