Bota

Publikon sondazhin, nënkryetari i VV-së Bislimi: Në Vushtrrisë do fitojmë 62.5% të votave

2 Shkurt 2021, 12:20 Nga DOSJA
Publikon sondazhin, nënkryetari i VV-së Bislimi: Në

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Vushtrrisë ka premtuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalë fitues në këtë komunë.

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi, ka publikuar disa sondazhe për komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ku në këtë të fundit ka thënë se partia e tij do t’i fitojë 62.5 % të votave. Po ashtu, sipas tij Vetëvendosja do të marrë 57.9% të votave në Mitrovicë, por ka theksuar se këto rezultate janë pa votat e diasporës.

“Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV në Vushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam,”- ka shkruar Bislimi në Facebook.

Postimi i plotë: 


10 ditë nga zgjedhjet! Fushata elektorale në Kosovë/ Partitë takime me qytetarët, simpatizantë të PSD-së përplasen me Policinë, një efektiv i lënduar

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakoshme ne kosove zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll