Politike

Sulmet e PS ndaj programit të PD-së, Basha: U trembën nga ne, koha e Ramës mbaroi! S’premtoj mrekulli, kam plan pune

2 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
Sulmet e PS ndaj programit të PD-së, Basha: U trembën nga ne,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp me gazetarët nga selia blu, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama. Pas ironisë së kreut të qeverisë për programin ekonimik të demokratëve, Basha u shpreh se edhe pse e kishin sulmuar socialistët ishin inspiruar prej tij.

 Në fjalën e tij, Basha tha se plani i PD nuk ka premtime, por angazhime konkrete dhe një plan pune, të hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas. Duke u shprehur i sigurtë se Rama do të largohej nga pushteti, numri një i PD-së adresoi edhe çështje të tjera.

Apeli i ambasadores Yuri Kim që partitë politike të kenë kandidatë ‘të pastër’, për Lulzim Bashën duket se nuk prek Partinë Demokratike. Basha u përgjigj shkurt se të gjithë e dinë kush i ka “future kriminelët” në politikë, duke nënkuptuar kundërshtarët.

Në bashkëpisedimin e Bashës me gazetarët ishin të pranishëm edhe ekspertët e ekonomisë në PD, Jorida Tabaku dhe Dorian Teliti, të cilët e cilësuan taksën e sheshtë prej 9 % si të vetmen zgjidhje për “frymëmarrjen” e shtresës së mesme dhe rimëkëmies së ekonomisë së vendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 2 shkurt 2021 lulzim basha lulzim basha 2 shkurt 2021 basha me gazetaret 2 shkurt 2021 lulzim basha lulzim basha 2 shkurt 2021

Sondazh

Poll