Politike

Koncesioni për aeroportin e Rinasit, Rama: Do ulen me 25% çmimet, kam marrë mallkime pafund. I lumtur se ia hoqëm ‘kinezë

2 Shkurt 2021, 11:33 Nga DOSJA
Koncesioni për aeroportin e Rinasit, Rama: Do ulen me 25% çmimet,

TIRANE– Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për koncesionin e ri të aeroportit të Rinasit. Rama tha se ulja e çmimit të biletës do të jetë së paku 25% më pak. Rama tha se koncesioni iu dha shqiptarëve nga vetë kinezët që kishin në menaxhimin aeroportin dhe jo nga qeveria shqiptare.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Jam i lumtur që iku nga duar e kinezëve dhe kaloi tek shqiptarët. Jam shumë i lumtur që aeroporti do të ketë çmime normale për të gjithë dynjallëkun. Sepse ishte më i shtrenjti i Europës. Kam marrë mallkime pafund sepse kishte çmime të shtrenjta. E dini mirë këtë gjë të gjithë. Nuk e kuptonin se e kishte në dorë kinezi dhe s’kishim asgjë për të bërë. Do kthehet në kantier investimesh të reja; terminali i ri, pista e re dhe për avionët e mëdhenj se nuk kemi hequr dorë nga çuarja e Fan Nolit në Amerikë.

Ka çmime katastrofike të ‘jet fuel’. Edhe ju, edhe vetë ata që e kundërshtojnë kot këtë gjë do kenë udhëtime 25% më të lira. Nuk janë pak. Është kthim në normë. Pse sot? Pse jo sot. Unë nuk punoj për zgjedhjet, se dëgjoj shumë që ‘a ata që vijnë zgjedhjet’. Ne punojmë çdo ditë më mish e me shpirt. Ne duam që investimet të fillojnë menjëherë dhe këtu do jemi do e shikoni.

Apo më mirë kur e kishin kinezët? Nuk i kam dëgjuar ndonjëherë të flisnin? Sapo e merr një shqiptar që nuk e mori nga qeveria, po e mori nga kinezët, dhe iu dha paratë. Menjëherë fillojnë dhe flasin. Është kulmi. Kontrata është e qartë dhe transparente. Ku do i gjeni lekët i tha një gazetar? Do i presim duart korrupsionit tha. Do hapin një dyqan kasapi me Ilir Metën, se edhe ai do priste duar.

LAJMI KRYESOR- Rama shan Galher: Karagjoz, sikur flet nga Babrruja, Unë se kam përgojuar BE! Taksa nuk ndryshon, PS do prezantojë programin “Shqipëria 2030”, plani i PD, shkatërrimtar për shtetin

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i rinasit edi rama aeroporti i rinasit edi rama

Sondazh

Poll