Politike

“Perdu on traduction”/ Rama nuk bën hapa pas: S’kam pse ti kërkoj falje Francës, BE e la Ballkanin jashtë vaksinimit,

2 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
“Perdu on traduction”/ Rama nuk bën hapa pas: S’kam pse

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga qendrimi i tij për Bashkimin Evropian në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Rama tha se BE e trajtoi Ballkanin Perëndimor njësoj si të mbash “mëlçinë në xhep”. Rama tha se nuk kishte pse t’i kërkonte ndjesë Francës, pasi nuk kishte bërë asnjë akuzë për të.

Pyetje: Ndjesë Francës për ato që thatë në janar se e kritikuat që nuk shpërndau vaksina?

Edi Rama: E para njëherë, unë ia mirëkuptoj që të bjerë viktimë e përkthimit të gabuar, por ty jo, se ti e ke shqipen, gjuhë të nënës. Se unë s’kam akuzuar Francën, solla Francën si shembull dhe kjo s’ka lidhje Ergys, se po më the mua, që vendet e BE-së nuk kanë stok për shkak të mosardhjes së vaksinave, kam gabuar unë, por s’është e vërtetë. Bëhet fjalë që BE të mos e linte jashtë një zonë në mes të vetvetes, se ka njerëz që se dinë që rajoni ynë rrethohet nga BE. Apo dhe ju se dini? Se kufijtë tanë janë kufij të BE? Jemi si mëlçia në trup, këta duan ta mbajnë mëlçinë në xhep, mbahet mëlçia në xhep pa u infektuar? Mua më duket absurde. Po ju ç’merak keni? Apo se reagoi ambasada, për shkak të një “lost translation”, (flet frëngjisht: perdu on traduction”)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll