Politike

DOKUMENTI/ 8.3 milionë euro dëm! PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja: Inskenim!

2 Shkurt 2021, 11:25 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demorkatike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Sipas Partisë Demokratike, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Llataj, i cili ka theksuar se e gjitha është një inskenim nga Partia Demokratike duke pretenduar se nuk ka prekur asnjë centimetër tokë publike. Më tej, në reagimin ai pretendon se marrëveshja mes pronarëve të tokës dhe kompanisë ka kaluar në Këshill Bashkiak edhe më votat e përfaqësuesëve demokratë. 

“Familje të vjetra e kanë marrë pronën që në kohën e Partisë Demokratike. Është një pronë private, ku pronat kishin rënë dakord për zhvillimin e pronës së tyre. Kanë marrë kompensimin me 35% për një investim të Bashkisë së Elbasanit për zyrat e reja të administratës së bashkisë. Nuk ka asnjë të vërtetë, është inskenim. Vetë strukturat e PD po përpiqen të heqin figurat e vjetra që kanë qënë edhe Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak e ka vendosur këtë marrëdhënie kompensimi mes kompanisë së zgjedhur nga pronarët. Ka qenë i gjithë bashkë Këshilli Bashkiak i Elbasanit që ka vendosur për këtë marrëdhënie për kthimin fizik të pronës për disa pronarë që duan të zhvillojnë pronën e tyre. Pa votën e tyre nuk bëhej asgjë në Bashkinë e Elbasanit. Ne do t’ia çojmë dokumentacionin e plotë strukturave të drejtësisë. Bashkia e Elbasanit nuk ka falur asnjë centimetër tokë publike,”-tha Llatja.

Konkretisht, në kallëzimin penal provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gledian llatja partia demokratike gledian llatja partia demokratike

Sondazh

Poll