Bota

VIDEO/ Albin Kurti sulmohet me vezë dhe i brohoritet emri i Thaçit në Skenderaj

2 Shkurt 2021, 09:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Albin Kurti sulmohet me vezë dhe i brohoritet emri i Thaçit

KOSOVË– Kreu i lëvizjes VV, Albin Kurti dje ka shkuar për të bërë fushatë në qytetin që historikisht e ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës, Skënderaj. Sikurse në vizitën e para dy ditëve në Mitrovicë të Veriut, edhe në Skenderaj ai është pritur me thirrje kundër tij. Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.

Gjatë kohës që Kurti po mbante tubim elektoral, banorët e kësaj komune kanë brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”, raportojnë mediat vendase.

Përveç brohorimave, banorët e kanë sulmuar Kurtin edhe me vezë. Si pasojë e situatës së krijuar, ai është larguar nga tubimi. Por, para se të largohej ai tha disa fjalë për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

“Miqve e dashamirëve që keni, farefisit të juaj…që të dilni masivisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dalë të parët”,-  tha ai.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj e ka cilësuar si provokim këtë vizitë.

”Vizitat dhe aktivitetet e Albin Kurtit në këtë formë, janë plotësisht të papranueshme, pasi te qytetarët e Skenderajt dhe Drenicës ngjallin kujtime të kohëve të errëta për Skenderajn dhe Drenicën. Kjo vizitë e blinduar kishte për qëllim provokimin e qytetarëve të Skenderajt dhe viktimizimin e mëtutjeshëm të Albin Kurtit me qëllim të përfitimit elektoral në prag të zgjedhjeve. Vizita e Kurtit sot në Skenderaj u realizua shoqëruar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, gjë që nuk ndodhi para pak ditësh në veri të Mitrovicës”, – thuhet në komunikatën e PDK’së.

Ndër të tjera, PDK në Skenderaj thotë se vizita e tij ka një lloj tendence ta paraqet qytetin të rrezikshëm.

Për vizitën e Kurtit ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari. Ai ka thënë se çdokush është i mirëseardhur ta vizitojë komunën e tij dhe se secili ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike.

 “Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë. Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur”,- ka shkruar Jashari.

E pasi Kurti u përzu nga Skënderaj, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të publikojnë fotografi të Kurtit në Prekaz. Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka publikuar një fotografi me kreun e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

“Përshëndetje nga Prekazi heroik. Vetëvendosje!”,- ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.

Albin Kurti nuk është certifikuar në listën e kandidatëve për deputet të VV, pasi Kushtetuta e vendit parashikon që në lista nuk duhet të ketë kandidat të cilët kanë precedentë penalë ose janë në proçes gjykimi. Vendimi u mor pak ditë më parë nga KQZ-ja dhe pas ankimimimit sërish mbeti në fuqi, duke  përjashtuar nga gara elektorale disa kandidatë, përfshirë dhe Albin Kurtin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet e 14 shkurtit zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt albin kurti zgjedhjet e 14 shkurtit zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll