Turqia kundër vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ministri i jashtëm: Është në kundërshtim me rezolutën
2 Shkurt 2021, 09:11Nga DOSJA
TURQI-Turqia ka reaguar kundër vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratë ka thënë se ky veprim shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.
“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete,”-ka thënë ai.
Reagimi i Turqisë erdhi pasi ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi, ka thënë se ka miratuar kërkesën zyrtare të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Nëse, Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, do të bëhet shteti i tretë që bën një veprim të tillë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.
Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MIANMAR-Ushtria në Mianmar mori pushtetin ditën e djeshme, pas akuzave të tyre për manipulim në zgjedhje.Vendi po ashtu u përball dhe me një prishje të internet...
SHBA– Këshilli i Sigurimit i KB është vendosur të takohet të Martën për të diskutuar zhvillimet dhe një përgjigje të mundshme ndërkombëtare ndaj grushtit ...
KOSOVË-Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, ditën e djeshme. Sipas Kallxo, zëdhënës i BE-së ...
SHBA– Ish-ylli i pornografisë Jenna Jameson pretendon se Marilyn Manson fantazonte ta digjte atë të gjallë dhe ‘i pëlqente të kafshonte’ gjatë seksit. Në një in...
Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 103 milionë, ndërsa 2,248,090 njerëz kanë ndërruar jetë.Shtetet e Bashkuara, janë vendi me num...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian shtrëngoi kufizimet për vizitorët nga jashtë bllokut të Hënën, duke lejuar udhëtarët të hyjnë vetëm nga vendet me shumë pak raste dhe...
TURQI-Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme ka deklaruar nevojën për hartimin e një kushtetute të re dhe civile për Turqinë.Gjatë një deklarate për me...
MIANMAR– Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet, janë arrestuar të hënën, më 1 shkurt, ka thënë zëdhënësi ...
SHBA– Udhëheqësit demokratë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve paraqitën të hënën një masë të përbashkët buxhetore prej 1.9 trilion dollarësh kundër koro...