Bota

Presidenti i Turqisë Erdogan: Së shpejti do të lëshojmë satelitët tonë në hapësirë

2 Shkurt 2021, 09:49 Nga DOSJA
Presidenti i Turqisë Erdogan: Së shpejti do të lëshojmë

TURQI– Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai dhe CEO i Tesla dhe themeluesi i Space X, Elon Musk kanë diskutuar projekte të mundshme të përbashkëta hapësinore, duke kujtuar që të dy ishin partnerë tashmë në lëshimin e satelitit të komunikimit Türksat 5A të Turqisë në fillim të janarit.

“Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bëjmë së bashku. Unë kam caktuar një ndihmësin tim për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me Elon Musk, ”– u tha Erdoğan mediave.

Erdogan dhe Musk patën një bisedë telefonike në fillim të javës dhe diskutuan zhvillimet në teknologjitë hapësinore. Erdoğan kujtoi se Turqia bashkëpunoi me SpaceX në lëshimin e satelitit të komunikimit të Türksat 6A dhe se përgatitjet po vazhdojnë.

“Puna e përbashkët me Musk është duke u diskutuar,”– tha ai, duke kujtuar që të dy kishin një takim personal në kompleksin presidencial në Ankara vitin e kaluar.

Raketa Falcon 9 e kompanisë teknologjike ishte nisur nga Space Launch Complex 40 në Stacionin e Forcave Ajrore Cape Canaveral në shtetin amerikan të Florida, duke mbajtur satelitin Türksat 5A.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elon musk rexhep taip erdogan elon musk rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll