Bota

Ish-ylli i pornografisë Jenna Jameson: Marilyn Manson ka fantazuar të më djegë të gjallë, gjatë aktit më kafshonte

2 Shkurt 2021, 08:25 Nga DOSJA
Ish-ylli i pornografisë Jenna Jameson: Marilyn Manson ka fantazuar të

SHBA– Ish-ylli i pornografisë Jenna Jameson pretendon se Marilyn Manson fantazonte ta digjte atë të gjallë dhe ‘i pëlqente të kafshonte’ gjatë seksit. Në një intervistë ekskluzive me DailyMail.com, aktorja e filmit për të rritur zbuloi detajet shqetësuese në lidhjen e saj të shkurtër në 1997 me ‘antikrishtin’ e vetëquajtur.

Jameson, e quajtur ‘Mbretëresha e Porno’ në kohën e saj të lulëzimit, dha intervistën në mes të një numri akuzash nga ish të dashurat e Manson të cilat dolën të Hënën duke e akuzuar atë për përdhunim, sulm seksual, dhunë dhe abuzim.

Nëna 46-vjeçare, e cila tani përdor mbiemrin e partnerit të saj Leon Bitton, tha se ndryshe nga disa nga përvojat e pretenduara të femrave të tjera të Manson, ajo e la atë para se ai të shkaktonte probleme. Por, përkundër vendimit të saj të mençur, Bitton tha se ajo kishte ende me ca mavijosje të këqija.

‘Marrëdhënia jonë ishte e çuditshme. Ne nuk dolëm gjatë sepse e ndërpreva pasi ai  thoshte se fantazonte të më digjte të gjallë. Seksualisht atij i pëlqente të kafshonte dhe ishte zhgënjyese ‘, – tha ajo.

Ajo shtoi se megjithëse Manson nuk i bëri asgjë pa pëlqimin e saj, ajo shpejt e ndërpreu lidhjen pasi ai shprehu dëshirat e tij të çuditshme dhe të frikshme.

Bitton u takua me yllin famëkeq të rokut në premierën për filmin e të rriturve Howard Stern, Private Parts, 1997, në të cilin ajo kishte një rol të vogël. Bitton ishte martuar me aktorin dhe regjisorin pornografik Brad Armstrong në atë kohë.

Deklarata vjen pasi ditën e djeshme disa nga ish- të dashurat e Marylin Manson hodhën akuza të rënda në drejtim të këngëtarit duke e akuzuar për dhunë dhe përdhunim.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jenna jameson marylin manson jenna jameson marylin manson

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 07:48

Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

MIANMAR– Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet, janë arrestuar të hënën, më 1 shkurt, ka thënë zëdhënësi ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:24

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, ...