Bota

BE-ja shprehet kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, reagon ambasadorja në SHBA: Hipokrizia ka emër

2 Shkurt 2021, 08:32 Nga DOSJA
BE-ja shprehet kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës

KOSOVË-Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, ditën e djeshme. Sipas Kallxo, zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme Peter Stano ka thënë se që qëndrimi i tyre është i qartë, ambasadat e vendeve të BE-së duhet të vendoset në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv, “-ka thënë ia.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar, ambasadorja e Kosovës në SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kosova nuk ka Ambasadë pran BE-së, kështu sipas saj Brukseli para se të sugjerojë duhet të diskutojnë mungesën e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë: 

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marredhenia izrael-kosove marreveshja izrael-kosove marredhenia izrael-kosove marreveshja izrael-kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 07:48

Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

MIANMAR– Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet, janë arrestuar të hënën, më 1 shkurt, ka thënë zëdhënësi ...