Aktualitet

Rriten rastet e reja me COVID në Berat, virusi përhapet në institucionet arsimore

1 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja me COVID në Berat, virusi përhapet në

BERAT– Ditën e sotme në Berat u regjistruan 36 raste të reja të infekimit me COVID-19, sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dosja.al mëson se rastet e të infektuarve janë në shkolla,polici e shëndetësi,ku regjistrohen të infektuar mësues,nxënës,oficerë policie dhe mjekë. Mes të prekurve të ditës së sotme raportohen, 1 mësues në shkollën e mesme “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësues në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Sinjë, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull, 1 specialist në Drejtorinë Arsimore Berat, 1 oficer policie në DPV Berat dhe 1 mjeke në Bankën e gjakut në Tiranë.

Prej 1 muaji, në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka pasur raste të rënduara me Covid-19,ndërkohë që aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit raportohen 11 persona të shtruar,pa komplikacione të rënda.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Berat ka shkuar në 821.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rastet e reja ne berat rastet e reja ne berat

Sondazh

Poll