Bota

VIDEO/ Vizitoi Skënderajn, Kurti sulmohet me vezë dhe pritet me brohorima në qytet: UÇK, Thaçi 

1 Shkurt 2021, 19:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Vizitoi Skënderajn, Kurti sulmohet me vezë dhe pritet me

KOSOVË- Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme komunën e Skënderajt. I rrethuar nga forcat speciale të Kosovës, Kurti ka zbritur në qytet për të bërë fushatë elektorale.

Por pritjet nga ana e banorëve nuk kanë qenë edhe aq të mira. Në një video të publikuar nga Gazeta Ekspress shihet momenti që Kurti ka zbritur në qytet dhe është pritur me brohorima si UÇK, UÇK dhe Thaçi, Thaçi dhe është gjuajtur me vezë. Albin Kurti njihet shumë si një kritik i madh i ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci kurti vizite ne skenderaj uck albin kurti hashim thaci kurti vizite ne skenderaj uck

Sondazh

Poll