Politike

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA, PD: E turpshme dhe e dëmshme, kryeministri turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi sta

1 Shkurt 2021, 15:08 Nga DOSJA
Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA, PD: E turpshme

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar  për deklaratën e kryeministri Edi Rama ndaj  kërkesës së SHBA.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi i cilëson të turpshme dhe të dëmshme deklaratat e Ramës, duke shtuar se turpëroi e dëmtoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!

Reagimi i Bardhit vjen pasi Yuri Kim më herët i bëri kërkesë liderëve të partive më të mëdha politike, që të mos përfshijnë persona me të shkuar kriminale dhe probleme me drejtësinë në listat e kandidatëve për deputetë.

Edi Rama tha se partitë nuk janë drejtori policie dhe se çdokush mban përgjegjësi për veten e tij, të shkojë ose jo para drejtësisë për deklaratë të rreme, pasi

(kle.mu.a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi yuri kim edi rama gazmend bardhi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 11:06

TIRANË– Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të Covid-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-t...