Politike

“Uroj t’jua kthej në ditë gëzimi”, Elva Margariti flet pas vdekjes së bashkëshortit: Falenderoj gjithkën

1 Shkurt 2021, 13:35 Nga DOSJA
“Uroj t’jua kthej në ditë gëzimi”, Elva

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që e kanë ngushëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Artan Asllani.

Me anë të një statusi në Facebook, ministrja i ka falenderuar të gjithë që i kanë qëndruar pranë në momente të vështira.

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!,”– tha Margariti.

Bashkëshorti i ministres së kabinetit Rama, Asllani u nda nga jeta pak ditë më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elva margariti ndahet nga jeta bashkeshorti i elva margaritit elva margariti ndahet nga jeta bashkeshorti i elva margaritit

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 11:06

TIRANË– Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të Covid-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-t...