Politike

Apeli i ambasadores amerikane për kandidatët, Rama: S’ngremë salla torturash nëse dikush fsheh diçka

1 Shkurt 2021, 09:43 Nga DOSJA
Apeli i ambasadores amerikane për kandidatët, Rama:

TIRANË– Pas mbledhjes me drejtuesit politikë në selinë e PS-së, kryeminstri Edi Rama u pyet në lidhje me apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për të nxjerrë kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit. Rama e ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjeagjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.

Kryeministri vijoi duke thënë se kushdo që gënjen në vetëdeklarimin e formularit në KQZ ka përgegjësi personale.

“Është proces dhe sigurisht lista përfundimtare do të jetë ajo që do të çohet në KQZ. Ne kemi ligjin zbatojmë ligjin, përgjegjësia e kujdo që gënjen në vetëdeklarim është personale. Partia nuk është polici që të hetojë kush është i kriminalizuar. Nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla operative nëse dikush fsheh diçka në lidhje me dokumentacionin e tij.”-tha Rama.

(A.B;F.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh drejtuesit politike 1 shkurt 2021 rama mbledh drejtuesit politike 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 11:06

TIRANË– Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të Covid-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-t...