Politike

Këpuca e grisur e Ramës ngjall ‘keqardhje’ tek mediat greke, Protothema: Po vrapon para zgjedhjeve nga një fshat tek tjet

1 Shkurt 2021, 12:19 Nga DOSJA

TIRANË– Fotoja e kryeministrit Edi Rama me një këpucë të grisur ka sjellë një ‘stuhi’ reagimesh në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet thumbuese për shefin e qeverisë. Por, edhe mediat greke janë ndalur tek postimi në fjalë, duke mos e cilësuar vetëm një “incident”. Media greke, Protothema shkruan se Rama e postoi foton në fjalë për të treguar sesa shumë po vrapon nëpër Shqipëri para zgjedhjeve.

Artikulli i plotë i medias greke:

Për shkak të vrapit paraelektoral

Një foto me baltë në këpucë dhe vrimë u postua nga kryeministri shqiptar Edi Rama në rrjetet sociale për të provuar vrapin paraelektoral nëpër vend. “Është momenti kur ti pyet, pse i ndjej këmbët të lagura“,-shkruan Rama poshtë fotos e cila u bë virale në rrjetet sociale në Shqipëri.

Artikulli tek Protothema:

 

Kryeministri Edi Rama e postoi foton me këpucën e grisur të shtunën, në një nisje jozyrtare të fushatës elektorale në Korçë, nga ku u pa më pas se kaloi dhe fundjavën.

Rama shkruante në postimin e tij: “Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”.  Dosja.al verifikoi se fotoja ishte një frymëzim nga ish-presidenti amerikan, Barak Obama, i cili në fushatën e tij për tu bërë president zgjodhi një foto të ngjashme.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kepuca e grisur e rames edi rama kepuca e grisur e rames

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 11:06

TIRANË– Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të Covid-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-t...