Politike

Diskutimi për kodin detar/ Beqaj: Kodi i ri detar do kohën e tij të miratohet, duhet të shikohet rrënjësisht

1 Shkurt 2021, 11:51 Nga DOSJA
Diskutimi për kodin detar/ Beqaj: Kodi i ri detar do kohën e tij

TIRANË– Deputeti socialist Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për ndryshimet në Kodin Detar të depozituar në muajin Tetor. Ai tha se kjo nisëm zgjeron gjeografinë e kapitenëve ku tashmë do të përfshihen edhe vendet e OECD. Beqaj tha se është vendosur edhe krijimi i një regjistri elektronik për mjetet lundruese me qëllim argëtimin.  Ai tha se kodi i detit duhet shqyrtuar mirë dhe të shikohet rrënjësisht.

Shqetësimet e ditës mund të kërkojnë diskutime edhe për çështje të përditshme. Por besoj se është detyrim i joni të shohim edhe më tej. Për sa kohë bota është bashkë përballë pandemisë kjo do të mbarojë herët e vonë. Kemi nisur një përpjekje për të vendosur kornizëm ligjore për të nxitur shfrytëzimin e detit që ose nuk e kemi shfrytëzuar ose ia kemi lënë paligjshmërisë. Vjet në vjeshtë miratuam ligjin për turizmin detar ndërsa më parë përjashtuar nga tatimi mjetet për qëllime turistike. Operatorët që janë më të interesuar. na thanë se duhet edhe disa ndërhyrje të tjera. Në Dhjetor unifikuam tarifën doganore. Unë kam sjellë këto dy ndryshime. Qeveria dhe MIE ka përcjellë shqetësimin që kodi detar të shikohet rrënjësisht.Unë e kuptoj shqetësimin e tyre. Kodi i ri detar do kohën e tij të miratohet dhe nuk besoj se në asnjë rrethanë është i vlefshëm këtë verë. Kjo nismën që unë e propozoave në tetor e zgjeron gjeografinë e terrenit të kapitenëve ku tashmë përfshihen edhe vendet e OECD që janë vende me nivel ekonomik të zhvilluar. Për të hequr çdo lloj keqkuptimi propozimi nuk merret me marinarët dhe lejet që marrin të huajt në Shqipëri. E dyta Kur miratuam ligjin e turizmit detar vendosëm krijimin e regjistrit elektronik për mjetet lundruese me qëllim argëtimi. Ndërkohë për kodin detar që përfshin të gjitha llojet e mjeteve kemi ende amzën. Amendamenti nuk e fshin amzën por thotë se regjistrimi bëhet sipas legjislacionit në fuqi. Ndoshta në 2021 nuk do ketë më regjistër me letër. Ka një regjistër sipas legjislacionit dhe evoluimi i tij e bën herë me letër dhe herë digjital. Turizmi detar ka dhe mjete të vogla dhe mjete të mëdha. Për mjetet e vogla ne e kemi taksën zero. Turizmi detar ka dhe krociera. Ne e kemi taksën 15%, sfidanti për kryeministër do t’ia heqë taksën. Të mëdhenjve do t’i heqë taksën ndërsa të vegjëlve do t’i vendosë taksë”, tha Beqaj.

Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Maxhoranca ‘kapet’ me planin e PD, Spiropali: Jemi pranë integrimit (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqaj seanca plenare 1 shkurt 2021 ilir beqaj seanca plenare 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 11:06

TIRANË– Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të Covid-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-t...