Politike

Periudha mars-nëntor, Shqipëria shënoi rekord infektimesh me COVID, Meta thirrje qeverisë: Fakte tronditëse! Merrni masa, p

1 Shkurt 2021, 10:57 Nga DOSJA
Periudha mars-nëntor, Shqipëria shënoi rekord infektimesh me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rishpërndarë një artikull lidhur me jetët e humbura nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. (Shiko këtu) Mbi artikull, kreu i shtetit shkruan se viktimat e koronavirusit, janë fakt që dëshmojnë efektin e planit të masave anti-COVID të marra nga ana e qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve. Ndër të tjera, Meta marrë parasysh dhe shifrat e fundit që kanë shënuar rritje, kërkon nga qeveria që të ndërmarrë një plan afatgjatë. Në fund, presidenti kërkon nga qeveria që të ndalojë shpërndarjen e kontratave PPP.

“Në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor. Ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore. Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit. COVID-19 nuk po ndalet! Ndaloni menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të! Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve! Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, jo për oligarkët,”-shkruan Meta. 

Sipas artikullit të Monitor, rezulton se asnjë shtet në valën e vet ciklike të pandemisë, përgjatë mars-nëntor, nuk ka shënuar rritje aq të lartë sa Shqipëria në nëntor (+111%).Treguesi më real i pasojave të pandemisë dhe i krahasueshëm mes shteteve, do të jetë ai i shtesës së fataliteteve për 1 milionë banorë. Të dhënat e plota nuk janë ende të disponueshme, por për Shqipërinë ky tregues është mbi 2 mijë vdekje për 1 milionë banorë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi pandemia e covid 19 ilir meta koronavirusi ne shqiperi pandemia e covid 19

Sondazh

Poll