Politike

‘Shqipëria nuk është shtet i jetueshëm’/ Valteri nga Kuvendi: Të gjithë politikanët duan të vjedhin, dënojini me 25

1 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
‘Shqipëria nuk është shtet i jetueshëm’/ Valteri

TIRANË– Deputeti Halit Valteri në fjalën e tij në Kuvend u ndal në çështjen e azilantëve.  Valteri tha se duhet që shqiptarët të mbështesin azilantët, pasi kanë të njëjtin fat si ata. Ai shtoi se më 25 prill, shqiptarët duhet të dënojnë me votë mashtruesit dhe të korruptuarit.

“Shqipëria nuk është shtet i jetueshëm. Duhet të kemi ligj të specifikuar për azilantët. Emigrimin e kemi vuajtur mbi shpinë. Azilantët në vend nuk vijnë për të bërë jetesë, sepse këtu po ikin vetë shqiptarët. Tre politikanë janë këtu që kur isha fëmijë. Qytetarë shqiptarë, mendoni për veten tuaj. Korrupsioni në vend është kthyer në sistem. As Monika Kryemadhi dhe as Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja. Në duart e politikanëve të korruptuar shqiptarë janë dy e treta e pasurisë sonë në total. Edhe 21 janari, ata që vranë janë në poste shtetërore. Të gjithë politikanët duan të vjedhin. Më 25 prill dënoni mashtruesit”, deklaroi Valteri.

Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Maxhoranca ‘kapet’ me planin e PD, Spiropali: Jemi pranë integrimit (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri seanca plenare 1 shkurt 2021 halit valteri seanca plenare 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll