Aktualitet

Nuk e kishte për herë të parë! Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare/ I ati tregon detaje rrëqethëse: Saimiri përdhun

1 Shkurt 2021, 13:00 Nga DOSJA
Nuk e kishte për herë të parë! Dhunoi dhe përdhunoi

DIVJAKË– Djali i të moshuarës, e cila u dhunua fizikisht dhe seksualisht nga nipi i saj, ka treguar detaje të tjera për të birin. Ismet Meçani tregon për “Shqipëria live”, se djali i tij, Saimiri më herë kishte dhunuar edhe mbesën e tij disa vite më parë, kur jetonin në Greqi. 

Më tej, në intervistë ai ka shprehur se i biri kishte përdhunuar mbesën e tij, dhe për aktin ishte dënuar në Greqi.

“Tani nëna është më mirë, por ka shenjat e dhunës. Flet shumë pak. Atë ditë mora djalin nga Greqia, kur erdhëm këtu, gjetëm plakën. Gjetëm Saimirin me nënën, djali e pa i pari, më tha çfarë ka nëna. Tha që plaka qenka vrarë, iu afrova dhe pashë që ishte e zhveshur. Saimiri ishte ulur aty. Pyeta plakën kush të ka vrarë tha që e ka vrarë dhe zhveshur Saimiri. Pyeta Saimirin dhe i thashë si nuk ke turp. Më parë Saimiri ka dhunuar mbesën e vet. I thashë mirë mbesën po dhe plakën. Ka ndodhur në Greqi, ka vite më parë. E ka përdhunuar, ishte 17-18 vjeç. E kanë dënuar në Greqi, pastaj e kanë falur. Por, nuk na shkonte mendja që ta bënte te gjyshja. Plaka i tha policisë që Saimiri e ka përdhunuar, nuk e di a e ka pranuar Saimiri. Ai pinte me shumë veta, pinte alkool,”-tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Grabian të  Divjakës, ku 36-vjeçari Saimir Meçani ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ismet meçani nipi perdhunon gjyshen saimir meçani ismet meçani nipi perdhunon gjyshen saimir meçani

Sondazh

Poll