Aktualitet

‘Paralizohet’ QSUT-ja! Pacientët presin 40 minuta në ambulancë, Dritan Dajti shkoi për skaner, gjithçka ‘e ngrirë’

1 Shkurt 2021, 12:19 Nga DOSJA
‘Paralizohet’ QSUT-ja! Pacientët presin 40 minuta në

TIRANË– Dritan Dajti po “lëviz” nëpër Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke ‘paralizuar’ gjithçka tjetër. Dajti, i cili është shtruar prej ditësh në spitalin e Infekivit, pasi është infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Dosja.al mëson se sot, Dajti iu nënshtrua një skaneri, duke marrë parasysh edhe gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Për shkak të blindimit total nga ana e efektivëve të Policië, pacientët e tjerë nuk janë lejuar që të futen në godinë, duke i lënë në pritje jashtë brenda ambulancave.

Derisa Dajti ka mbaruar të gjithë procedurat dhe është rikthyer në shtratin e tij, të infektuarit e tjerë e kanë pritur për më shumë se 40 minuta brenda mjeteve. 

Disa ditë më parë, Dosja.al raportoi se Dritan Dajti u dërgua me urgjencë në spitalin Infektiv, por edhe sot nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet për lëvizjen e bërë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti dritan dajti tek infektivi qsut dritan dajti dritan dajti tek infektivi qsut

Sondazh

Poll