Aktualitet

E vogla shihet në gjumë! U helmua, pamjet e transportimit të 5-vjeçares nga varka te ambulanca në Obot

1 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
E vogla shihet në gjumë! U helmua, pamjet e transportimit të

OBOT– Vajza 5-vjeçare e cila u helmua ditën e sotme në Obot është transportuar me varkë te ambulanca e më pas për tu dërguar në spital. E mitura kishte shfaqur shenja helmimi, të vjella dhe temperaturë. Gjendja e saj e rëndë shëndetësore kërkoi ndihmën e forcave të shpëtimit në mënyrë që ta dërgonin në spital.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga Dosja.al vajza e vogël shihet në gjumë në dorën e njerëzve që po e ndihmojnë.

Infermieri i Obotit Viçenc Gocaj, në lidhje me rastin e vogëlushes, theksoi se vajza ka qenë e sëmurë që gjatë natës së mbrëmshme dhe ai së bashku me mjekun e zonës u munduan ta mbanin gjendjen e saj nën kontroll deri sa mëngjesin e sotëm u bë e mundur të bëhej transportimi i saj në spital për të marrë një kujdes më specifik.

U desh ndihma e varkave të shpëtimit pasi zona përreth banesës së saj ndodhet e përmbytur nga shirat që kanë pushtuar zonën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vajza 5 vjecare ne obot vajza 5 vjecare ne obot

Sondazh

Poll