Aktualitet

“Numri do të rritet”, drejtoresha e COVID1 jep alarmin: Të shtruarit në spitale janë edhe të rinj, paraqesin forma të

1 Shkurt 2021, 12:55 Nga DOSJA
“Numri do të rritet”, drejtoresha e COVID1 jep alarmin: Të

TIRANE– Drejtoresha e spitalit COVID1, Najada Çomo ngriti sot alarmin se moshat e reja janë në bumin e rasteve me COVID19. Çomo tha se numri i të infektuarve pritet të rritet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat.

“Numri do të rritet. Të shtruarit në spitale nisin që nga mosha 30 vjeçare deri në 90 vjeçare. Edhe të rinjtë paraqesin forma të rënduara të sëmundjes. E vetmja armë që kemi është maska, përveç vaksinës.”-tha Çomo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot në një komunikim me gazetarët ku u njoftua vijimi me masat aktuale të kufizimit për përhapjen e COVID19. KTE, njoftoi se vendi e ka prekur tashmë “tavanin” përsa i përket infektimeve, ndërsa shtuan se fluturimet me Britaninë do të vijojnë të jenë të mbyllura, dhe për shkollat do të ketë një vendim deri në fundjavë, nëse provimet do të zhvillohen në auditore ose jo.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo najada çomo

Sondazh

Poll