Aktualitet

Hitmani me Scorpions ishte profesionist/ Shkëlzen Kastratit iu mor jeta me ‘tek plumb’ në kokë, grupi e ndoqi viktimën n

1 Shkurt 2021, 11:28 Nga DOSJA
Hitmani me Scorpions ishte profesionist/ Shkëlzen Kastratit iu mor jeta me

FIER- Një plumb në kokë ka qenë fatal për 40-vjeçarin Shkëlzen Kastrati, i cili është qëlluar për vdekje nga qitësi që ishte nisur për ta vrarë.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima ka marrë një plumb në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme përveç plumbit të parë.

Ndërkohë që një tjetër detaj që zbulohet nga grupi hetimor është fakti se në automjetin tip Range Rover, me të cilin u larguan autorët dhe më pas e dogjën tek Mbikalimi i Baltzës, është gjetur një armë zjarri tip “Scorpions” me silenciator.

Mësohet se viktima është ndjekur hap pas hapi nga autorët, të cilët kanë patur dijeni për lëvizjet e Kastratit. Kjo provohet edhe nga fakti se viktima po lëvizte me një automjet tip ML, që nuk ishte regjistruar në emër të tij. Por hetuesit dyshojnë se autorët kanë patur dijeni dhe e kanë ndjekur hap pas hapi.

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e sotme pranë Rotondos në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen kastrati vrasje ne sheq vritet shkelzen kastrati shkelzen kastrati vrasje ne sheq vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll