Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve: Ka rritje të viktimave, infektimeve dhe shtrimeve nga COVID! Në fund të javës merret vendimi për pr

1 Shkurt 2021, 12:47 Nga DOSJA
Komiteti i Ekspertëve: Ka rritje të viktimave, infektimeve dhe

TIRANË- Shqipëria po përballet me valën më të egër të COVID19. Vendi ynë ka kaluar sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, tavanin numerik që ishte përcaktuar si vija e kuqe e pandemisë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ekspertët pohuan se numrat janë rritur, ndërsa shprehën se mos-respektimi i masave do të sjellë një rritje më të madhe të numrave.


Apeli kryesor i ekspertëve ishte mbajtja e maskës, si aleate në luftën kundër përballjes me virusin, ndërsa u vendos lënia në fuqi e orës policore, masave kufizuese, ndalimit të fluturimeve, dhe moslejimit ende të rikthimit të studentëve në auditore, qoftë edhe vetëm për provime.

Zv/ministrja Mira Rakacolli gjithashtu zbuloi se aktori Ermal Mamaqi është gjobitur nga Policia për aktivitetin e një dite më parë, ndërsa bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim për të lehtësuar përhapjen e virusit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 1 shkurt 2021 komiteti teknik i eksperteve 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll