Bota

BioNtech dhe Pfizer premton 75 mln doza të vaksinave anti-Covid për BE-në: Do vazhdojmë të punojmë drejt qëllimit

1 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA
BioNtech dhe Pfizer premton 75 mln doza të vaksinave anti-Covid për

EVROPË-Kompanitë Pfizer dhe BionTech, kanë deklaruar se do të përshpejtojnë dërgimin e vaksinave kundër Covid-19 në Bashkimin Evropian, po ashtu kanë premtuar se do të shpërndajnë deri në 75 milionë doza shtesë në tremujorin e dytë të vitit.

“Pfizer ka bërë ndryshime specifike në proceset e prodhimit të saj në Puurs, Belgjikë, të cilat do të lehtësojnë rritjen e kapacitetit të saj të prodhimit në Evropë dhe do të ofrojnë më shumë doza në tremujorin e dytë të vitit. Do të vazhdojnë të punojnë drejt qëllimit të rritjes së dozave, duke siguruar deri në 75 milion doza shtesë të Bashkimit Evropian në tremujorin e dytë,”-ka thënë Zirk Petting zyrtari kryesor financiar i BioNtech dhe Pfizer.

Njoftimi vjen në ditën që po mbahet një samiti mes udhëheqësve gjermane dhe disa kompani farmaceutike që kanë për qëllim rritjen e fushatës së vaksinimit në Gjermani dhe shumë vende evropiane.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 shperndarja e vaksinave ne be covid-19 shperndarja e vaksinave ne be

Sondazh

Poll