Bota

Nis seanca e gjykimit ndaj Sali Mustafës, prokuroria jep kohë që do dorëzojnë dosjen: Në mesin e muajit shkurt presim të

1 Shkurt 2021, 11:19 Nga DOSJA
Nis seanca e gjykimit ndaj Sali Mustafës, prokuroria jep kohë që

HAGË-Gjykata Speciale ka nisur seancës për gjykimin e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Sipas mediave të Kosovës, Mustafa nuk do të marrë pjesë në seancën e tij paragjyqësorë. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Julius Von Bone.

Ndërsa, prokurori Cezar Mihalchuk ka thënë se presin që në mesin e muajit shkurtit të  dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin për rastin e Mustafës.

“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021,“-ka thënë prokurori.

Kjo është seanca e katërt me radhë që po mbahet ndaj Salih Mustafës.  Ai është arrestuar në shtator të vitit 2020 nga Policia e EULEX-it dhe që nga ajo datë ai po vazhdon të mbahet në paraburgim. Arrestimi i tij u bë pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që përfshijnë vrasje, tortura e trajtim ç’njerëzor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll