Bota

Kryetarja e KQZ-s, Valdete Daka thirrje partive politike: Respektoni ligjin, zgjedhjet të kryhen sipas Kushtetutës

1 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
Kryetarja e KQZ-s, Valdete Daka thirrje partive politike: Respektoni ligjin,

KOSOVË– Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të tyre që ta respektojnë ligjin për të pasur zgjedhje demokratike, raportojnë mediat vendase.

Daka u shpreh se KQZ-ja është e përkushtuar që të sigurojë një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve. Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

 “Mes sfidave të shumta KQZ-ja është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua t’i garantoj të gjithë se KQZ-ja mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”,- tha Daka.

Daka mes tjerash tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojnë në shtetin e Kosovës, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e 14 shkurtit zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e 14 shkurtit zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll