Bota

Gjermania e hapur për të marrë vaksinat ruse dhe kineze, Woidke: Nëse janë të sigurta, duhet të përdoren

1 Shkurt 2021, 10:59 Nga DOSJA
Gjermania e hapur për të marrë vaksinat ruse dhe kineze, Woidke:

GJERMANI- Gjermania mund të konsiderojë përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze në një përpjekje për të rritur nivelet e vaksinimit në vend, kanë sugjeruar udhëheqësit rajonalë. Në një situatë presioni në të cilën ndodhen udhëheqësit politikë të vendit në mes të një proçesi vaksinimi që ka ngecur, Kryeministri i shtetit të Bavarisë Markus Söder tha se Gjermania duhet të shikojë miratimin e Sputnik V dhe vaksinave kineze.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn sinjalizoi gjithashtu se ai ishte i hapur për përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze nëse ato miratohen nga rregullatorët e BE. Në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Sonntagszeiting, ai tha se ato vaksina mund të ndihmonin në përfundimin e pandemisë.

Sot në mëngjes, teksa krerët e 16 shteteve të Gjermanisë përgatiten për një samit kombëtar të vaksinave, kryeministri i shtetit të Brandenburgut Dietmar Woidke ra dakord se udhëheqësit mund të merrnin vaksinat nga vendet e tjera, raporton The Guardian.

“Mendoj se është e nevojshme dhe e mundur të vlerësohen këto vaksina nëse janë në dispozicion. Dhe nëse ato janë të sigurta dhe punojnë, ato duhet të përdoren,”-tha ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani vaksinimi ne gjermani koronavirusi ne gjermani vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll