Bota

Ikën Rudy Giuliani! Donald Trump zgjedh dy avokatë të tjerë për gjyqin më 9 shkurt

1 Shkurt 2021, 10:38 Nga DOSJA
Ikën Rudy Giuliani! Donald Trump zgjedh dy avokatë të tjerë

SHBA-Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka zbuluar emrat e dy avokatëve që do të punojnë për mbrojtjen gjatë gjykimit të tij të ardhshëm në Senat.

Sipas CNN, avokatëve  që do të drejtojnë mbrojtjen e Donald Trump më 9 shkurt janë David Shawan dhe Bruce Castor, jo “i besuari” i tij Rudy Giuliani.

Senati do të shqyrtojë artikullin e referuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në 13 janar, ku Donald Trump akuzohet për nxitje të protestave të 6 janarit në Capitol, në të cilin 5 persona humbën jetën.

Ndërkohë, që ditën e nesërme, Trump pritet të jap reagimin e tij në lidhje me akuzat kundër tij. Një javë më parë dyzet e pesë senator republikan mbështetën një përpjeke për të bllokuar gjyqin e Donald Trump, duke mos e cilësuar fajtor për kryengritjet e 6 janarit në ndërtesën Capitol.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bruce castor david shawan donald trump shba bruce castor david shawan donald trump shba

Sondazh

Poll