Bota

Mbaron shorti, publikohen numrat që do të garojnë partitë politike në Kosovë më 14 shkurt

1 Shkurt 2021, 10:19 Nga DOSJA
Mbaron shorti, publikohen numrat që do të garojnë partitë

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhje ditën e sotme ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Sipas mediave të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr shortin e para prej partive të mëdha dhe numri i tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit është 132. Ndërsa, pas LDK-së, ka zgjedhur dhe Lëvizja Vetëvendosje ku mësohet se do të mbaj numrin 127.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121 dhe Lista Serbe do të ketë numrin 119.

Në lidhje me procesin ka folur dhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka, e cila ka thënë se do KQZ-ja do të sigurojë një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.

“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi,”-ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka bërë thirrje për respektim të ligjit në mënyrë që mos të ketë probleme në zgjedhje, ku dhe ka theksuar se do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues nga mediat e vendeve të  ndryshme të botës dhe sipas saj vendi duhet të kontriboj që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e 14 shkurtit zgjedhjet e pakoheshme ne kosove zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e 14 shkurtit zgjedhjet e pakoheshme ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll