Bota

BE dënon marrjen e pushtetit nga ushtria në Mianmar: Qeveria duhet të rikthehet në përputhje me Kushtetutën

1 Shkurt 2021, 09:48 Nga DOSJA
BE dënon marrjen e pushtetit nga ushtria në Mianmar: Qeveria duhet

BRUKSEL– Presidenti i Komisionit Evropian dhe diplomati i lartë i BE dënuan marrjen e pushtetit nga ushtria në Mianmar dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që ishin arrestuar gjatë bastisjeve në të gjithë vendin.

Bashkimi Evropian është partneri i tretë më i madh tregtar i Mianmar dhe i ka dhënë vendit preferenca të veçanta tregtare, të cilat potencialisht mund të hiqen, megjithëse një proces i tillë nuk do të ishte i menjëhershëm.

“Unë dënoj me forcë grushtin e shtetit në Mianmar,” – shkroi shefi i Komisionit Ursula von der Leyen në Twitter dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë të arrestuarve. Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell lëshoi ​​një deklaratë gjithashtu duke dënuar grushtin e shtetit, duke thënë demokracia duhet të mbizotërojë.

“Qeveria legjitime civile duhet të rikthehet, në përputhje me kushtetutën e vendit dhe zgjedhjet e Nëntorit,”– tha von der Leyen, duke iu referuar grushtit të shtetit të së hënës.

As Borrell dhe as von der Leyen nuk dhanë detaje për ndonjë masë të mundshme kundër ushtrisë. Në vitin 2018, BE vendosi sanksione kundër gjeneralëve të Mianmarit për vrasjet e myslimanëve Rohingya. BE ka gjithashtu një embargo armësh në vendin e Azisë Juglindore.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grusht shteti ne mianmar ursula von der leyen grusht shteti ne mianmar ursula von der leyen

Sondazh

Poll