Bota

OBSH-ja reagon për grushtin e shtetit në Mianmar, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së: Bëj thirrje për liri

1 Shkurt 2021, 09:32 Nga DOSJA
OBSH-ja reagon për grushtin e shtetit në Mianmar, Presidenti i

BRUKSEL-Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir, ka folur në lidhje me grushtin e shtetit ushtarak në Mianmar ku u arrestuan figura të larta politike.

Më anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se është thellësisht i shqetësuar në lidhje me grushin e shtetit dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të liderëve politikë të ndaluar.

Gjithashtu, ai ka thënë se përpjekjet për të minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës janë të papranueshme.

Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet në #Mianmar . Unë bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të liderëve politikë të ndaluar. Përpjekjet për të minuar # demokracinë dhe shtetin e së drejtës janë të papranueshme. Drejtuesit ushtarakë duhet t’i përmbahen normave demokratike dhe të respektojnë institucionet publike dhe autoritetin civil,”-ka thënë ai.

Postimi i plotë: 

I am deeply concerned about developments in #Myanmar. I call for immediate release of detained political leaders. Attempts to undermine #democracy & rule of law are unacceptable. Military leaders must adhere to democratic norms and respect public institutions &civilian authority.

— Volkan BOZKIR (@volkan_bozkir) February 1, 2021


Ushtria e Mianmarit ditën e sotme ka vënë nën kontroll shtetin, pasi ka ndaluar lideren de fakto, Aung San Suu Kyi, dhe politikanë tjerë, në orët e para të mëngjesit. Gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet për një vit dhe fuqia do të transferohet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne mianmar grushti i shtetit ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2021, 08:22

Çfarë i bën infektues viruset?

Falë rezultateve të një studimi të botuar në revistën “PLOS Pathogens”, ne jemi pak më afër kuptimit të funksionimit të komplikuar të viruseve. Në fakt studiues...