Bota

Grupi Al Shabab në Somali sulmon me bombë një hotel, vriten 9 persona, plagosen 10 të tjerë

1 Shkurt 2021, 09:12 Nga DOSJA
Grupi Al Shabab në Somali sulmon me bombë një hotel, vriten 9

MAGADISHU-Grupi islamik al-Shabab i Somalisë ka organizuar një sulm në një hotel në kryeqytetin, Mogadishu, ku janë vrarë nëntë persona.

Sipas Aljazeera, sulmi është kryer me anë të një automjeti, në të cilin ishte vendosur eksploziv. Automjeti shpërtheu pasi u përplas me portën hyrës të hotelit Afrik, afër kryqëzimit K-4 të Mogadishu. Bëhet e ditur po ashtu se disa persona të armatosur më pas u futën në hotel, duke hapur zjarr ndaj stafit dhe klientëve brenda.

“Operacioni ka mbaruar tani. Nëntë njerëz, duke përfshirë katër sulmues vdiqën dhe mbi 10 civilë u plagosën. Nuk ka energji elektrike,”-u ka thënë Sadik Ali gazetarëve nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri Mohamed Hussein Roble tha në një deklaratë se midis të vrarëve ishte një ish-gjeneral ushtarak, Mohamed Nur Galal.

“Unë dënoj sulmin barbar. Allahu i mëshiroftë të gjithë ata që vdiqën. Gjenerali Mohamed Nur Galal, do të mbahet mend për rolin e tij mbi 50 vjeçar në mbrojtjen e vendit, “-tha ai.

Policia shpëtoi shumë njerëz nga hoteli, duke përfshirë pronarin e tij dhe një gjeneral të ushtrisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm nga al-shabab sulm nga al-shabab

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2021, 08:22

Çfarë i bën infektues viruset?

Falë rezultateve të një studimi të botuar në revistën “PLOS Pathogens”, ne jemi pak më afër kuptimit të funksionimit të komplikuar të viruseve. Në fakt studiues...