Bota

Izraeli vendi i 117 që njeh zyrtarisht Kosovën/ Pritet hapja e ambasadës në Jeruzalem, kryediplomatët nënshkruajnë marrë

1 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
Izraeli vendi i 117 që njeh zyrtarisht Kosovën/ Pritet hapja e

PRISHTINË- Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke, pas marrëveshjeve të nënshkruara ditën e sotme mes dy ministrave të jashtëm Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Izraeli është bërë kështu vendi i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë për shtyp, ministri izraelit është shprehur se ngjarja e sotme është një gjë tejet e rëndësishme, ndërsa kryediplomatja ia dedikoi arritjen punës së bërë nga Amerika, në formësimin e shtetit të Kosovës.

Marrëveshja e sotme është vlerësuar edhe nga kryeministri Avdullah Hoti, Presidentja Vjosa Osmani, ish i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell dh ambasada amerikane.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze,  hebreje dhe serbe. Tanimë gjithë çfarë mbetet është që Kosova të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator të vitit të shkuar, duke u bërë vendi i parë më shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jeruzalem. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem, ndërsa vendet e tjera janë të vendosura në Tel Aviv.

(I.A;k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove-izrael marreveshja kosove- izrael kosove-izrael marreveshja kosove- izrael

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2021, 08:22

Çfarë i bën infektues viruset?

Falë rezultateve të një studimi të botuar në revistën “PLOS Pathogens”, ne jemi pak më afër kuptimit të funksionimit të komplikuar të viruseve. Në fakt studiues...