Bota

Covid-19/ Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian Von der Leyen: Synojmë që 70% e të rriturve të vaksinohet deri në

1 Shkurt 2021, 08:53 Nga DOSJA
Covid-19/ Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian Von der Leyen:

EVROPË-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen  ka deklaruar se Evropa ka për qëllim që deri në fund të verës të vaksinoj 70% të popullsisë së të rriturve.

“Ne duam që 70% e të rriturve të Bashkimit Evropian të vaksinohen deri në fund të verës ,”-ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka hedhur poshtë pretendimet se Evropa është në një garë për të vaksinuar popullatën e saj kundër koronavirusit të ri më shpejt se vendet e tjera, duke vënë në dukje se është e rëndësishme të bashkëpunohet në këtë fazë të pandemisë.

“Unë mendoj se e vetmja garë me shpejtësi në të cilën jemi është kundër virusit dhe kundër kohës,”-ka shtuar ajo. 

Gjithashtu, ajo ka vënë në dukje se në dukje se ka nënshkruar një kontratë shtesë me kompaninë e vaksinave anit-Covid AstraZeneca dhe dorëzimi i vaksinave do filloj një javë më herët seç është planifikuar.

Po kalojmë te vaksinimet. AstraZeneca do të japë një shtesë prej 9 milion këstesh në tremujorin e parë (40 milion në total) krahasuar me ofertën e javës së kaluar dhe do të fillojë dorëzimet një javë më herët sesa ishte planifikuar. Kompania gjithashtu do të zgjerojë kapacitetin e saj të prodhimit në Evropë,”-ka theksuar ajo. 

Më herët, Komisioni ka nënshkruaj një marrëveshje të re me kompaninë e vaksinave AstraZeneca për këste shtesë dhe shpërndarje më të shpejtë . Më konkretisht, AstraZeneca pritet të japë 40,000,000 doza në BE në tremujorin e parë.

 (k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ursula von der leyen ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2021, 08:22

Çfarë i bën infektues viruset?

Falë rezultateve të një studimi të botuar në revistën “PLOS Pathogens”, ne jemi pak më afër kuptimit të funksionimit të komplikuar të viruseve. Në fakt studiues...