Bota

Vazhdojnë protestat masive në Rusi, një i ri i vë flakën vetes në mes të qytetit, video bën xhiron e rrjetit

1 Shkurt 2021, 08:16 Nga DOSJA
Vazhdojnë protestat masive në Rusi, një i ri i vë

RUSI– Vazhdojnë prtestat në Rusi që pas arrestimit të liderit të opozitës Alexei Navalny, ku mijëra rus kanë dalë në rrugët e disa qyteteve të mëdha në vend. Një nga protestuesit i ka vënë flakën vetes.

Policia bëri me dije se burri ka lyer veten me benzinë dhe i vuri flakën, por fatmirësisht afër tij ka patur njerëz të tjerë që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe e nisën menjëherë në spital.

Ndërkohë sipas policisë, burri i vuri flakën vetes për arsye personale dhe se nuk kishte asnjë lidhje me protestat edhe pse incidenti ndodhi gjatë protestës që u mbajt ditën e Dielë në Moskë për të kërkuar lirimin e Alexei Navalny.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet momenti kur personi është në flakë dhe forcat policore vrapojnë drejt tij dhe më pas shfaqet momenti kur një ambulancë vejn në vendin e ngjarjes.

Protestat kanë pushtuar vendit prej gati një jave, ku numri i të arrestuarve ka shkuar mbi 5 mijë, ndër ta janë dhe vëllai i Navalnyt, avokati i tij dhe disa mbështetës të kreut të opozitës ruse.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny protestat ne rusi alexei navalny protestat ne rusi

Sondazh

Poll