Politike

Helidon Bushati rrëfen historinë e dashurisë: E putha për herë të parë kur isha me paterica, thashë me vete, kur e bëj

31 Janar 2021, 19:54 Nga DOSJA
Helidon Bushati rrëfen historinë e dashurisë: E putha për

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së Helidon Bushati dhe momentalisht drejtuesi i PD-së në Shkodër ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. I ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare së bashku me bashkëshorten e tij Ardiolën, Bushati u shpreh se puthjen e parë e ka dhënë kur ishte me paterica.

Gjatë një interviste, Bushati tha se dyshja janë njohur kur ai vetë kishte një problem në gju dhe rrinte me paterica. Në momentin që shkmbyen edhe puthjen e parë, Helidon Bushati tha se iu shtuar vetëbesimi pasi mednoi se kur arrinte të bënte për vetë një vajzë me paterica, kishte diçka tek ai.

Pjesë nga intervita:

Ardit Gjebrea: Gjete ndonjë justifikim për të dalë se nga informacionet që unë kam marrë ti ke qenë një gocë e survejuar nga prindërit.

Ardiola: E vërtetë është Ardit, ka qenë data 1 Janar hera e parë që kam dalë nga shtëpia dhe patjetër duhet ta gjeja një justifikim se si duhet të dilja atë ditë. Por ia dola dhe e konsumuam atë kafen.

Ardit Gjebrea: Kaq?

Helidon Bushati: Si takimi i parë ishte mjaftueshëm, pastaj oreksi vjen duke ngrënë (qesh). Unë kam pasur një problem me gjurin dhe në Janar kam shkuar jashtë për të bërë ndërhyrjen e gjurit sepse ishte delikate. Përveç problemit të gjurit ishte dhe rikuperimi nga operacioni, kështu që zgjati një muaj e ca ditë.

Ardiola: Kështu që fillimi i lidhjes sonë ka qenë me Helidonin në paterica.

Helidon Bushati: Dhe puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë në paterica dhe mu shtua vetëbesimi, thashë kur arrij të bëj për vete gjithë këtë gocë me paterica… (qesh).

Ardit Gjebrea: Përveç humorit, çfarë tjetër të tërhoqi tek Helidoni?

Ardiola: Helidoni i ka komplimentat pa masë.

Helidon Bushati: Ardiola donte të thoshte, bën shumë komplimente, por që të gjitha qëndrojnë, nuk është se bëj komplimente që nuk qëndrojnë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardiola bushati helidon bushati ardiola bushati helidon bushati

Sondazh

Poll